Sunday, June 2

Dëshirat e ndezura

Foto: Dëshirat e ndezura

Një i ri vajti tek plaku i urtë i Kinës, për të mësuar sekretin e suksesit. Me të mbërritur, i tha:”Kam ardhur të kërkoj dhe të mësoj sekretin e suksesit.”
Plaku i urtë i tha:”Sekreti i suksesit qëndron tek motivet.”
I riu e pyeti:”Po ku mund ti gjej motivet?”
Plaku i urtëi iu përgjigj:”Tek dëshirat e tua të ndezura.”
I riu u çudit dhe e pyeti:”Po ku i kemi këto dëshirat e ndezura?!”
Këtu, plaku i urtë kinez i kërkoi falje për disa minuta. Kur u kthye, ai kishte një kazan me vete, të cilin e mbushi me ujë. Mandej e pyeti të riun:”A je i sigurt se dëshiron ti mësosh dëshirat e ndezura?”
Djali iu përgjigj:”Po, sigurisht, prandaj kam ardhur.”
Plaku i urtë i kërkoi që të afrohej tek kazani, të përulet sipër tij dhe të shohë brenda ujit. I riu u përul dhe filloi të shohë gjithë kuriozitet brenda ujit. Në një çast, plaku i urtë ia zhyti kokën në ujë me të dyja duart e tij. Për disa sekonda, djali i ri nuk lëvizi fare. Më pas, filloi të lëvizë duke dashur ta nxjerrë kokën nga uji. Kur ndjeu se po mbytej, ai filloi të ushtrojë presion për ta nxjerrë kokën derisa më në fund ia doli. Pasi fshiu ujin nga sytë, e pyeti burrin e urtë:”Çfarë qe kjo?! Desh më mbyte!”
Plaku i urtë ia ktheu pa e prishur terezinë dhe gjithë gjakftohtësi:”Më thuaj çfarë mësove nga kjo përvojë!”
I riu iu përgjigj gjithë nerva:”Asgjë s’kam mësuar, e çfarë duhet të mësoja!”
Plaku i urtë i tha:”Jo biri im, ke mësuar shumë gjëra. Gjatë sekondave të para nuk u orvate ta nxjerrësh kokën nga uji, pasi motivet ishin në zanafillën e tyre. Mandej, këto motive filluan të përforcohen dhe ti fillove të rezistosh dhe të orvatesh ta nxjerrësh kokën nga uji. Por motivet nuk kishin arritur akoma në majat më të larta. Kur motivet dhe dëshirat e tua u ndezën për të shpëtuar jetën nga mbytja, vetëm atëherë ia dole mbanë dhe e nxore kokën. Në ato çaste, nuk kishte fuqi që mund të të bënte ballë.”
Me një buzëqeshje sa të ëmbël dhe të ngrohtë, plaku i urtë shtoi:”Kur ti kesh dëshirat e ndezura për sukses, nuk do të mundet askush të të ndalojë.”